Bardhyl Meta: Pse tash kjo, Marrëveshja mbi Marrëveshjen?

Aktuale

Bardhyl Meta: Pse tash kjo, Marrëveshja mbi Marrëveshjen?

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:49
Bardhyl Meta

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar pas marrëveshjes së re të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi.

Meta në postimin e tij në Facebook se  ka parashtruar pyetjen pse tash kjo marrëveshje mbi marrëveshje.

Postimi i plotë:          

Ejani pra ta kryejmë këtë punë, amani Ju qoftë – dhe lutja Ju drejtohet sidomos Juve (të të gjitha partive!) - që vet i shkaktoni problemet, dhe pastaj vet i thurni kangë kreshnikësh vetvetes, si si ia dolët (me ndihmën e fqiut!), me e zgjidhë problemin që e shkaktuat vet...!?

 

Për fillim pyetja: Pse tash kjo, Marrëveshja mbi Marrëveshjen?

Për shkak që me i akomodue dhe me shti nën tepih “hiret” tona, Hajlaz’llakun tonë, pothuaj kolektiv. “Fruthin e pa tej’kaluar”, sikur edhe “kollin e keq” dhe foshnjërinë tonë kolektive. Mungesën e maturimit e të ritës dhe pjekurisë - nga një fmijaq, në një burrë që krijon familje dhe e kaparisë edhe një shtëpi për të njëjtën. Mungesën e maturimit, nga popull në Komb.

- Një akt, që shkarravitjen e pa justifikueshme dhe vandalizmin rebelues (si t’fëmiut në dyqan bombonash) – por një shkarravitje e hajlaz’llak, që po e bjerr shtetin tonë – donë tash me e tejkalue, tue i ngrit lavdi, tue i këndnue ditirambe n’qifteli (bashkë me komshiun), axhamillakut tonë, mungesës së marrëveshjes mes vete: "Eja fqiu im këtu, të lutem, dihmomë që t’mos e bjerrim shtetin tonë – jo nga armiqtë e jashtëm, po nga axhamillëku ynë.

 

Po tash, a është bërë mirë apo keq!?

Shumë mirë. O shumë, shumë mirë që ka gjasa me u kry, pa qoftë edhe me ndihmën e fqiut. Botë globale e internetit dhe facebookut, ku secili ia dimë tjetrit hallet e mangësit, fundja edhe më parë - në dasmë e n’dekë, ia kemi huazuar njëri tjetrit karriget, dhe jo vetëm...!

- Ejani pra ta kryejmë këtë punë, amani Ju qoftë – dhe lutja Ju drejtohet sidomos Juve (të të gjitha partive!) - që vet i shkaktoni problemet, dhe pastaj vet i thurni kangë kreshnikësh vetvetes, si si ia dolët (me ndihmën e fqiut!), me e zgjidhë problemin që e shkaktuat vet...!?

 

P.S. “Gjyshi i Kosovës”, poeti Ali Podrimja, në poezinë e tij “Bukuria”, na e le mesazhin historik, rreth rëndësisë së fqiut të mirë, dhe jo vetëm...?!

 

Bukuria

Zgjata dorën në livadh lulen me këputë

“Mos – fqiu im i dashur më bërtiti-

-do të vyshket!

 

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-

-vashën e ëndërruar kaherë.

“Mos! – përsëri m’u gjegj fqiu.

Unë qava me mall edhe atëherë.

 

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-

Çel e mshel sytë dritë m’u bë.

“I lumi ti!” – dikush më bërtiti në përqafim

e kurrgjë tjetër s’pashë as ndjeva.

 

Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.

 

Viti 1960, Ali Podrimja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat