Zyrtari i AAK-së i del kundër Haradinajt për Demarkacionin: Të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!

Aktuale

Zyrtari i AAK-së i del kundër Haradinajt për Demarkacionin: Të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!

Nga: A.ZH Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:23
Fatmir Humolli dhe Ramush Haradinaj

Jo të gjithë tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë shprehur entuziast për arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi, për Demarkacionin.

Ish-kandidati i kësaj partie në komunën e Podujevës, Fatmir Humolli, jo vetëm që e ka kundërshtuar këtë arritje, por ka kërkuar që ky veprim të hetohet edhe nga Prokuroia e Shtetit, përcjell Bota sot.

Ai e ka quajtur të padijshme klasën politike në vend, duke thënë se ata po punojnë kundër vetes.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Të nënshkruajm faljen e territorit të Kosovës, e pastaj të formojmë një trup të përbashkët punues për rishiqimin e kësaj faljeje, ndoshta Mali i Zi nuk do të pranoj tokën e falur.
Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike, apo punojnë kryekput kundër vetes?!

Gabimi falet një herë, mirëpo kur gabimet e njejta përsëriten nga po të njëjtët njerëz, atëherë ky naivitet dhe pragmatizëm politik duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat