Haradinaj: Kryeministri hungarez më konfirmoj mbështetjen për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Kryeministri hungarez më konfirmoj mbështetjen për Kosovën

Nga: H.O. Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:52
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për urimin që ka marrë nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, për pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj shkruan se kryeministri Orban ka konfirmuar mbështetjen e shtetit hungarez për Kosovën.

Postimi i plotë:

Sot pranova urim nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përmes së cilit më uron për pavarësinë e Kosovës dhe për sukseset e jashtëzakonshme që kemi arritur për këto dhjetë vite shtetësi.

Kryeministri Orban konfirmon mbështetjen e shtetit hungarez për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet europiane.

Jemi krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që kemi me Hungarinë dhe si Kosovë do të jemi në partneritet të ngushtë me shtetin mik.

RH

I dashur Kryeminister,

Jam i nderuar të Ju ofroj urimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës.

Do të doja, poashtu, të ju përgëzoj për sukseset e jashtëzakonshme që keni arritur gjatë dhjetë viteve të shkuara. Konfirmoj që Hungaria mbetet e dedikuar në mbështetjen e synimeve tuaja për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet Europiane.

Kam kënaqësinë të theksoj që marrëdhëniet tona ekonomike, tregtare dhe kulturore, së fundi kanë shënuar rritje gjithnjë e më të fortë, dhe besoj fuqishëm se zgjerimi i mëtejmë i tyre është në interes të shteteve tona.

Shkëlqësi, duke ju uruar sukses në detyrën tuaj me përgjegjësi, ju lutem pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht,

Viktor Orban

Kryeminister i Hungarisë

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat