Pavarësinë e Kosovës e uron edhe mbretëresha e Britanisë së Madhe

Aktuale

Pavarësinë e Kosovës e uron edhe mbretëresha e Britanisë së Madhe

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Elizabeth II

Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Letra e plotë: Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës

Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për festimin e Ditës së Shtetësisë tuaj, së bashku me dëshirat e mia më të mira për fatin dhe lumturinë e popullit të Kosovës.

Elizabeth R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat