Reagon Delawie: Bën thirrje për votimin e demarkacionit

Aktuale

Reagon Delawie: Bën thirrje për votimin e demarkacionit

Nga: D.RR Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:07
Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie, përmes një postimi në twitter, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin, e qytetarëve të ju tregojnë se ata po punojnë për ta.

"Lajmet pozitive nga presidentët e Kosovës dhe Malit të Zi në BDA janë të mira, por tani është koha për veprim në Parlament. Ratifikoni tani dhe tregujoni qytetarëve të Kosovës se qeveria e tyre po punon për ta në Kosovë",- ka shkruar Delawie.

Kuvendi sonte në ora 21:00 pritet ta mbajë seancën për demarkacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat