Gjenerali Clark: Populli i Kosovës më i guximshmi dhe më i qëndrueshmi në Europë

Aktuale

Gjenerali Clark: Populli i Kosovës më i guximshmi dhe më i qëndrueshmi në Europë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:04
Wesli Clark

Ish-komandanti suprem i NATO-s për Europë nën urdhërat e të cilit janë ibombarduar caqet serbe gjatë vitit 1999, fushatë ajrore që çoi në lirinë e Kosovës, u ka dërguar një urim kosovarëve për 10 vjetrorin e pavarësisë.

Ai ka thënë se shqiptarët i mban mend si popullin më të guximshëm dhe më të qëndrueshëm në Europë.

“Popullin e Kosovës e mbaj në mend si ndër më të guximshmit dhe më të  qëndrueshmit në Evropë  dhe poashtu e mbaj në mend si popullin më pro-amerikan në Evropë. Tash kur po e festoni 10 vjetorin e pavarësisë, duhet ta kujtoni me shumë  krenari atë  që është arritur dhe nga ju duam të shikoni drejt asaj që mbetet për t’u bërë në të ardhmen – zhvillimi ekonomik, përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët, mposhtja e pasigurive të  së  kaluarës, izolimit, ndasive dhe shtypjeve etnike, të  cilat kanë  mbizotëruar me shekuj në  Ballkan – për t’u bërë  kështu prijës të Evropës së re. Të  ardhmen e keni përpara. Keni popull shumë të mirë. Keni miq shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Unë besoj në të ardhmen tuaj të ndritshme.” #Kosova10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat