Sherifi dhe Ahmeti përplasen për Demarkacionin

Aktuale

Sherifi dhe Ahmeti përplasen për Demarkacionin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 20:10
Kryesia e Kuvendit

Dy partnerët e koalicionit qeveritar AAK dhe NISMA kanë pasur një moment të rrallë përplasjeje, sonte gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Bilall Sherifi dhe Ahmet Isufi kanë pasur qëndrime të ndara për atë që pritet të ndodhë të dielën me miratimin e demarkacionit.

Sherifi i NISMA’s ka thënë se në Kuvend duhet të shkojë vetëm Projektligji, dhe se Deklarata e Presidentëve nuk është për votim, e madje as për diskutim në Kuvend.

Por, Ahmet Isufi ka thënë se ata nuk pranojnë që të shkojë vetëm Projekt-ligji dhe se aty duhet të hyjë patjetër edhe aneksi shtesë, për të cilin janë dakorduar Podgorica dhe Prishtina, raporton KTV.

Një gjë të tillë, në njëfarë mënyre e përmendi edhe shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti.

“Me sa kam dëgjuar edhe presidentin e vendit, deklarata e sotme është e vullnetit të mirë për të ndihmuar në këtë rast shtetin e Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen. Duket se ka dilema brenda koalicionit qeverisës se a do të bëhet kjo deklaratë pjesë e marrëveshjes apo jo”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat