“Për flamurin kombëtar kam derdhur gjak, por e respektoj edhe flamurin shtetëror”

Aktuale

“Për flamurin kombëtar kam derdhur gjak, por e respektoj edhe flamurin shtetëror”

H.Orana Nga H.Orana Më 16 shkurt 2018 Në ora: 20:58
Ilustrim

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka komentuar poashtu debatet rreth vendosjes së flamurit të Kosovës, tek Rrethi në Prishtinë.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se flamuri i Kosovës duhet të trajtohet dinjitetshëm për arsyen se shumë qytetarë kanë rënë dëshmir, janë burgosur e torturuar.

Image
Xhevdet Qeriqi

“Mendoj se flamuri ynë  kombëtar duhet të trajtohet dinëteshëm nga intitucionet e republikës të Kosovës dhe ne si popull, për shumë arsye, sepse të gjithë jemi dëshmitar se me këtë flamur dhe për këtë flamur kanë rënë shumë dëshmor  të kombit, poashtu shumë qytetar shqiptar janë burgosur torturuar dhe maltretuar nga regjimi duke e mbrojtur identitetin e tyre kombëtar”, thotë Qeriqi.

Qeriqi thotë më tutje se vendimi i qeverisë të Republikës të Kosovës, për ndrrimin e flamurit kombëtar dhe vendosjen e flamurit shtetëror te rrethi në kryeqytet, mendoj se ka qenë vendim i shpejtë dhe i pamatur, për arsye se Kosova është çliruar qe 18 vite nga okupatori serb dhe tash po bëhen 10 vite që jemi shtet, veprimet e tilla janë për ta ndërruar flamurin në atë formë janë të nivelit të ulët.

“Republika e Kosovës dhe institucionet e saj duhet të veprojnë në bazë të protokollit të shtetit e jo në forma të tilla. Mendoj se qeveria dhe kryeministri i Kosovës në këtë rast është dashur që të jenë më të kujdesshëm dhe me kohë ta përgadisin opinionin se pse duhet të zëvendësohet flamuri kombëtar me atë shtetëror. Është dashur që me një ceremoni të organizuar ushtarake të zëvendësohet ose të ndërrohet ky flamur, është e papranueshme se si është larguar në atë formë dhe në ato orë të vona dhe nga persona civil të cilët nuk e dinim se kush janë apo nga kush janë autorizuar për të vepruar ashtu”, thekson ai.

 Qeriqi thotë se për flamurin kombëtar ka derdhur gjak, por e respekton edhe flamurin kombëtar.

“Sot jemi në prag të 10 vjetorit të pavarsisë të republikës të Kosovës na pëlqeu apo jo duhet ti respektojm simbolet shtetërore, por mendoj se shteti këto simbole duhet t’i vendos në kufijt e saj aty është pasqyra e shtetit. Personalisht flamurin kombëtar e kam në zemër sepse kam derdhur gjak për këtë flamur dhe me këtë flamur, por e respektoj edhe flamurin tonë shtetëror”, vlerëson ai./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat