Obelisku ‘New’ Born’ është vendosur sërish në vendin e tij, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë, pasi ditë më parë ishte dërguar për tu pastruar nga ndryshku i bërë me vite.
Dhe tani ai ka një pamje krejt tjetër, një pamje që simbolizon përvjetorin e 10 të Kosovës, shkruan Bota sot.
Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, e ka publikuar foton në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet se New Born ka marrë ngjyrat e flamurit, verdhë dhe kaltër, duke përfshirë numrin 10./BS/