Ish deputeti për dekorimin nga presidenti: Cilët nga këta dostat do të merren të parët nga Specialja

Aktuale

Ish deputeti për dekorimin nga presidenti: Cilët nga këta dostat do të merren të parët nga Specialja

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:44
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka komentuar dekorimin që ka bërë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka krahasuar Thaçin me Stalinin, i cili thotë se ai i dekoronte shokët e më pas i likuidonte, përcjell Bota sot.

Tali thotë se pritet të shihet se cilin nga shokët që ka dekoruar Thaçi do e marrë të parin Specialja.

Postimi i plotë:

Stalini para se me i likvidu dostat e vet njehere i dekoronte pastaj i likvidonte.  :)

Ta shohim cilet prej ktyne qe i paska dekoru Hashim Pasha te paret do te merren nga Gjykata Speciale e Hashimit?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat