Zyrtari i AAK-së reagon ashpër për Demarkacionin: Pse mashtron z. Limaj!

Aktuale

Zyrtari i AAK-së reagon ashpër për Demarkacionin: Pse mashtron z. Limaj!

Nga: A.Zh Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:03
Fatmir Limaj

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muhamet Kelmendi,  i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, për çështjen e Demarkacionit.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Limaj nuk qëndron në faktin se kufiri i vitit 2015, është gabim, përcjell Bota sot.

Sipas tij, deklarata e arritur dje nuk është akt ndërkombëtar, por ajo po bëhet vetëm për konsum të brendshëm në Kosovë.

Më poshtë reagimi i plotë i Kelmendit:

Z. Limaj!

Kufiri eshte vendosur me Marreveshjen e vitit 2015.

Tash vetem u krijua baza gjoja per te diskutuar ekspertet.

Vija e kufirit mbetet e njejte ne Kuqisht dhe ne Savinovode.

Kete e ligjeroje edhe "Aneks-marreveshja".

Ju nuk qendroni ne faktin se kufiri i vitit 2015 eshte gabim.

Ekspertet e kane veshtire te ndryshojne ndonje gje kundruall vijes kufitare te vendosur ne vitin 2015.

Me kete deklarate mbeti ne fuqi Marreveshja e vitit 2015.

Raportet midis shteteve zhvillohen ne baze te normave nderkombetare. 

Deklarata nuk prodhon efekte juridike. Nuk eshte akt nderkombetar.

Ajo po behet vetem per konsum te brendshem ne Kosove.

Pse mashtron z. Limaj!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat