Çollaku publikon foto të paparë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Çollaku publikon foto të paparë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Nga: A.M. Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:32
Bekim Çollaku

Këshilltari kryesor i presidentit Thaçi, Bekim Çollaku ka uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe  ka kujtuar momentin e shpallës së saj.

Ai në postimin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi me kryeministrin e atëhershëm, tani president Hashim Thaçi i cili mban në dorë flamurin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë së shtetit tonë, gjersa e kujtoj fjalinë që e ndryshoi historinë tonë përgjithmonë “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj DEKLARATE SHPALLIM KOSOVËN SHTET TË PAVARUR DHE DEMOKRATIK” e ndjej po at emocion të paharrueshëm që jep motiv të pashterur që me përulje t’i shërbejmë çdo ditë vizionit tonë shekullor për liri!

Urime dita e pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat