Eksperti i sigurisë: Urime pavarësia juve që spiunonit presidentin Rugova dhe qitët në pritë familjen Jashari

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Urime pavarësia juve që spiunonit presidentin Rugova dhe qitët në pritë familjen Jashari

Nga: A.Zh Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:51
Fadil Kajtazi

Eksperti i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ka shkruar një urim të veçantë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kajtazi, në një postim në Facebook, ka uruar spiunët, provokatorët, të korruptuarit dhe zhvatësit e Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se do të vije dita e ndëshkimit të tyre dhe mbi varrin e tyre do të pështyjë populli i shumëvuajtur i Kosovës.

Më poshtë urimi i Kajtazit:

Urime dita e pavarësisë së Kosovës juve spiunë, provokatorë, të korruptuar, dhe zhvatës të Republikës së Kosovës.

Juve që për vite punuat që Kosova mos të jetë e pavarur; Juve që për vite të tëra të fshehur dhe pështjellur nëpër organizimet që punonin për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, spiunonit te padronet e juaj serb aktivitetet e njerëzve të mirë të Kosovës; Juve që spiunonit presidentin Rugova, profesor Aganin; Juve që spiunuat dhe në pritë e qitët familjen Jashari; Juve që spiunuat dhe punuat që lufta për lirinë e Kosovës të kthehet në luftë vëllavrasëse; Juve që spiunuat dhe punuat që në liri të vriten intelektual, deputet, kryetarë komunash dhe veprimtarë të çështjes kombëtare; Juve që spiunuat dhe punuat që Kosova të hyjë në konflikt me SHBA-në dhe Evropën; Juve që keni zemër me lloq të Shumadisë dhe me akull të Sibirit; Juve që duke pasur këtë zemër jeni akomoduar në partitë politike, në institucione shtetërore dhe fetare të Kosovë dhe po e zhvateni Kosovën.

Urime, Juve dhe atyre që janë bërë vegël kondom e juaja dhe po e vështirësoni rritën e shtetësisë së Kosovës duke vazhduar te spiunoni dhe të zhvatni; shtetësia e Kosovës po ecë ngadalë e herë shpejtë, por pavarësisht se ju keni shtuar zellin e spiunimit dhe zhvatjes, nuk do të ndalët. Pavarësisht se një pjesë e juaja ka fituar nam dhe famë si patriot të zjarrtë, si kontribuues të pavarësisë, mos harroni, do të vije dita e ndëshkimit, do të vie dita kur mbi juve, apo mbi varrin tuaj to të pështyjnë pasardhësit tuaj dhe populli i Kosovës së shumëvuajtur. Urime, Urime!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat