Qeveria miraton marrëveshjen për demarkacionin, Haradinaj tregon a i kanë numrat

Aktuale

Qeveria miraton marrëveshjen për demarkacionin, Haradinaj tregon a i kanë numrat

Nga: N.E Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Mbledhja solemne e Qeverisë

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar që nesër mund të dështojë seanca për demarkacionin, e që sipas tij e njëjta duhet të shtyhet për t’u mbajtur gjatë javës së ardhshme.

Ai tha se për ta votuar demarkacionin duhet 80 vota, e  koalicioni i ka 61 vota megjithatë ende nuk e ka marrë konfirmimin nëse Lista Serbe do ta votojë demarkacionin.

Haradinaj këtë deklaratë e dha pas mbledhjes solemne për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës ku edhe u miratua aneks marrëveshja për demarkacionin në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Qeveria miraton marrëveshjen për demarkacionin, seanca nuk mbahet nesër

Qeveria ka miratuar marrëveshjen Thaçi -Vujanoviq për demarkacionin, por seanca e Kuvendit për këtë marrëveshje nuk do të mbahet nesër. 

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se koalicioni i tyre i ka numrat, mirëpo seanca për demarkacion nuk do të mbahet nesër.

"Koalicioni qeverisës i ka votat, por siç e dini për marrëveshjet ndërkombëtare duhen edhe 2/3 të votave për miratim. Seanca e demarkacionit do të mbahet gjatë javës jo nesër dhe mendoj se kjo është në të mirë të Kosovës”, ka thënë ai, raporton “Bota sot”.

Në mbledhjen solemne të Qeverisë, ka munguar Lista serbe. I pyetur nga gazetarët për mungesën e tyre, Haradinaj ka pohuar se nuk ka informata përse kanë munguar.

Qeveria miraton marrëveshjen Thaçi -Vujanoviq për demarkacionin?

Haradinaj duke folur rreth aneks Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Presidentit të Malit të Zi, ka treguar se ka qenë i informuar për këtë dhe kërkoi votimin e kësaj marrëveshje.

"Kjo marrëveshje meriton aprovimin e qeverisë së vendit, meriton që të dërgohet në Kuvend", tha Haradinaj në mbledhje, raporton gazetarja e “Bota sot”.

Marrëveshja e demarkacionit e nënshkruar në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanpviq, është aprovuar nga kabineti qeveritar me asnjë votë kundër.

***

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, me urimin e kryeministrit për Pavarësinë e Kosovës.

Qeveria mbajti një minutë heshtje për të rënët e lirisë, për nder të Pavarësisë. Në mbledhje janë dy pika të rendit të ditës:

1.Aneks Marrëveshja për Demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

2.Shënimi i 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Image

Mbledhja solemne e Qeverisë (Drejtpërdrejt)

Mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.

Mbledhja po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat