Kosovën në dhjetëvjetor e uron edhe Sekretari amerikan i Shtetit

Aktuale

Kosovën në dhjetëvjetor e uron edhe Sekretari amerikan i Shtetit

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:56
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, e ka uruar Kosovën për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e uroj Kosovën dhe popullin e saj në festimin e dhjetë vjetëve të pavarësisë si një komb sovran”, shkruan Tillerson.

“Në dekadën që prej pavarësisë, Kosova ka treguar vendosmëri në maturimin drejt një shteti stabil, demokratik dhe përfshirës”.

SHBA-ja vazhdon që t’i përkrahë qytetarët e Kosovës teksa ata punojnë në fuqizimin e institucioneve demokratike dhe multietnike, në rritjen ekonomike, dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në rrugën drejt integrimit të plotë në komunitetin ndërkombëtar”.

“Popullit të Kosovës ia dëshiroj një të ardhme të mbushur me paqe dhe prosperitet”, përfundoi Tillerson urimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat