Ministri dhe komandanti i FSK-së homazhe në Prekaz

Aktuale

Ministri dhe komandanti i FSK-së homazhe në Prekaz

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:17
Rrahman Rama

Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, bënë homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, pjesëtarëve të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve që pushojnë në kompleksin memorial në Prekaz.

 “ Ishim këtu për të nderuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe sakrificën e madhe të  familjes Jashari, si dhe për të nderuar të gjithë dëshmorët tjerë që kanë dhanë jetën për të gëzuar lirinë dhe për të  festuar  sot ketë ditë që e kemi,  për të festuar 10 vjetorin pavarësisë”, tha ministri Rrustem Berisha.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat