BBC: Kosova i mbushi 10 vjet – por çfarë ka ende për të bërë?

Aktuale

BBC: Kosova i mbushi 10 vjet – por çfarë ka ende për të bërë?

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:01
Pamje nga sheshet e Prishtinës

Kosova shënon përvjetorin e dhjetë të pavarësisë sot, por ky vend i ri ka pak arsye për të festuar.

Guy Delauney, nga BBC, ka vënë në theks pesë qëllimet kryesore që kombi i ri i Ballkanit, shpreson dhe duhet t’i arrijë.

1. Shtimi i njohjeve ndërkombëtare

Mediat Perëndimore shpesh japin përshtypjen që vetëm “Serbia dhe aleati i saj Rusia” kanë refuzuar që ta njohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Në fakt, numri i vendeve që duhet ta njohin legjitimitetin e saj ende duhet rritur.

Kjo përfshin vendin më të madh në botë me popullsi, Kinën, pastaj Indinë dhe në thelb është njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian – më së shumti e Spanjës, që kundërshtimi i saj është rritur së fundmi pas krizës në Kataloni.

Si rezultat, në strategjinë e fundit të zgjerimit nga BE, për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mezi përmendet, edhe pse teoritikisht thuhet se “është një kandidat potencial” për anëtarësim.

Image

2.  T’u japë shpresë të rinjve

Papunësia në Kosovë te të rinjtë sillet të jetë rreth 60 përqind. Vetëm Bosnja dhe Hercegovina qëndron më keq në këtë aspekt. Por që Kosova është vendi më me rini në Evropë – gjysma e popullsisë së saj janë nën 25 vjeç.

3. Përballja me të kaluarën

Kosova qeveriset nga burra të cilët luftuan për pavarësi që nga vitet e 90-ta. Bashkë të dy, presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, ishin liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por e kaluara ende është barrë për ta. Haradinaj dy herë ishte përballë me akuzat për krime lufte në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës. Ai ishte liruar në të dy rastet. Vitin e kaluar, një gjykatë franceze refuzoi kërkesën për ekstradim në Beograd, që ai të përballej atje me këto akuza.

Por Kosova ne vete ka themeluar Gjykatën Speciale në Hagë e cila do të gjykojë ish liderët e UCK-së për krimet e supozuara që mund të jenë kryer nga vitet e 90-ta. Duket se disa politikanë kyç do të përballen me këto akuza.

Image

4. Zgjidhja me Serbia

Serbia është e obliguar  që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, para se të bëhet anëtare e BE-së.  Janë 25 kapituj në negociatat për pranim – njëri prej të cilëve lidhet me këtë çështje.

Por që obligimi vlen për të ty palët. Me ndëhyrjen eBE-së, Kosova është pajtuar që t’i jap komuniteti serb disa zona që janë të banuara nga ta – Asoacioacionin e Komunave.

Image

5. Këndimi në Eurovision

Jo vetëm se Eurovision është niveli më i lartë artisik, por që pjesëmarrja nëpër ngjarje ndërkombëtare do të tregonte  legjitimitetin e shtetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat