Thaçi: Beteja për luftimin e korrupsionit duhet të fitohet çdo ditë

Aktuale

Thaçi: Beteja për luftimin e korrupsionit duhet të fitohet çdo ditë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:48
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është betejë që duhet të kufizohet brenda vetëm një procesi, nuk duhet të bëhet vetëm për liberalizim të vizave, por kjo betejë duhet të fitohet çdo ditë.

Ai dje ka takuar të gjithë përfaqësuesit e organeve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku ka shkruar se ky takim i shërben përforcimit të një historiku në forcimin e sundimit të ligjit.

Postimi i plotë i Thaçit:

Tani që kemi një konsensus politik dhe shoqëror për përmbylljen e kriterit të demarkacionit, dje zhvillova një takim me të gjithë përfaqësuesit e organeve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky takim i shërben përforcimit të një historiku në forcimin e sundimit të ligjit, siç është kërkuar nga Komisioni Evropian, kur është prezantuar propozimi për liberalizim të vizave për Kosovës.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është betejë që duhet të kufizohet brenda vetëm një procesi, nuk duhet të bëhet vetëm për liberalizim të vizave. Kjo betejë duhet të fitohet çdo ditë.

Progresi i vazhdueshëm është një proces jetik ku institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë punë, përkushtim dhe rezultate të vazhdueshme.

Ne duhet t’i bindim të gjithë që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes, se puna në anën tonë është bërë, dhe se vendimi i shumëpritur të merret sa më shpejt që qytetarët të mund të udhëtojnë të lirë në vendet e Bashkimit Evropian. HTH #kosova10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat