Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali përmes një postimi në Facebook pasi ka uruar festën e Pavarësisë, ka thënë se kosova do të ishte ndryshe sikur Hashim Thaçi mos të tradhtonte disa herë.
Postimi i Plotë
Edhepse e ëndërruam, e deshëm dhe e merituam një Kosovë ndryshe!
Edhe do ta kishim sikurse Hashim Thaçi mos të tradhtonte disa herë!
Si me Mitrovicën ashtu edhe me Planin 6 pikësh të Ban Kimunit. Plaçkiti pasurinë e Kosovës dhe e bëri hajninë e korrupsionin virtyt.
Me 2009 – 10 premtonte zhurmshëm në Kuvend se s’do të ketë rinegociata (në 6 fushat e Ban Kimunit) me Serbinë për të ardhmen e Kosovës pa na njoftë ajo, por megjithatë u fut.
Na ktheu mbrapa me Fusnotë, me “Zajednicë” e Gjykatës Speciale.
I fali tokë Malit Zi dhe pas tre viteve të akuzave të ndryshme që na bënte së bashku me këlyshqit e tij, tashti na tha se “ka mundur të ketë bërë gabime se njerëz jemi” dhe bënë marrëveshje me Malin e Zi për ta “përmirësuar gabimin”?!
Pak ju duken të gjitha këto poshtërsi, tashti don edhe me u fut në bisedime për me nda Kosovën.
Por, po harron se Kosova i ka mbijetuar do edhe ma “zhestoq” se ai dhe sigurisht se do ta mbijetojë edhe atë, i cili do të përfundojë në bërllogun e historisë ashtu sikurse përfunduan të gjithë të tillët deri tashti.
Urime Pavarësia!