Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Pacolli lobon për njohje të reja

Aktuale

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Pacolli lobon për njohje të reja

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 23:47
Pamje nga konferenca

Në ditën e dytë të qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij, me presidentë shtetesh dhe zyrtarë tjerë të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme të botës.

Në një njoftim për media nga MPJ, thuhet se Pacolli ka lobuar intensivisht për shtimin e njohjeve të reja dhe sigurimin e mbështetjes për integrimin e mëtejmë të vendit në Organizatat Ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL.

Nga takimet e shumta, shefi i diplomacisë kosovare, ndër të tjera ka takuar Presidentin e Ruandës, Paul Kagame, Ministren e Jashtme të këtij shteti, Louise Mushikiwabo, Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour, Komisionerin e BE-së, Johannes Frederik Hahn, ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ish-Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Baroneshën, Catherine Ashton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat