Presidenti i Zvicrës uron popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Aktuale

Presidenti i Zvicrës uron popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 09:28
Presidenti i Zvicrës, Alain Berset

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Barset thotë se qytetarët duhet të ndihen të sigurt që e kanë përkushtimin e Zvicrës, dhe gjithashtu shpreson për marrëdhënie edhe më të mira me Kosovën.

Letra e plotë

Shkëlqesia Juaj,

Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe në emrin tim, dua t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për ju, Shkëlqesia Juaj, me rastin e Ditës së Shtetësisë dhe 10 vjetëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ju përcjell dëshirat e mia më të sinqerta për mirëqenien dhe prosperitetin e shtetit tuaj dhe për shëndetin dhe suksesin tuaj.

Ju mund të jeni të sigurt për përkushtimin e Zvicrës për thellimin e besimit dhe miqësisë reciproke me Republikën e Kosovës dhe shpresojmë që marrëdhëniet tona të lulëzojnë në vitet në vijim.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Alain Berset

President i Konfederatës Zvicerane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat