Thaçi dekoron Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare

Aktuale

Thaçi dekoron Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 09:42
Thaçi dekoron Rita Orën

Presidenti Hashim Thaçi, e ka dekoruar këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Orën, me Medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Image

“Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008.

“Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat