FSK dhe Policia parakaluan në sheshet e Prishtinës, Thaçi: Kosova ka qenë gati për t’u bërë ushtri qysh para katër vitesh

Aktuale

FSK dhe Policia parakaluan në sheshet e Prishtinës, Thaçi: Kosova ka qenë gati për t’u bërë ushtri qysh para katër vitesh

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:05
Parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës

(E plotësuar) - Për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, njësitet të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë kanë parakaluar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Pas intonimit të himnit shtetëror dhe ngritjes së flamurit të shtetit nga pjesëtarët e FSK-së të pranishmëve u është drejtuar  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se Kosova ka qenë gati për ta bërë transformimin e FSK-së në ushtri qysh para katër vjetësh.

Thaçi:  Jam i vendosur që shteti i Kosovës të bëhet me ushtrinë e tij sa ma shpejt

“Herën e fundit kur kishim një parakalim të tillë të FSK-së, ishte para katër vitesh,  në njërën anë shënonim 6 vjetorin e  shtetit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër FSK i kishte kryer të gjitha përgatitjet për t’u transformuar në Forcat e Armatosura të Kosovës . Fatkeqësisht, ne si politikë e Kosovës nuk ishim aso kohe në gjendje që t’i përcjellim  si duhet në hapa Forcat e Armatosura të Kosovës , por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosovë.  Si president  i Republikës së Kosovës jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij sa ma shpejt që është e mundur, “ tha Thaçi.

Sipas tij  Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia, janë dhe do të mbeten njëra ndër vlerat më supreme të këtij shteti.

Thaçi: Partnerët tanë strategjik dhe NATO e përkrahin procesin e ushtrisë së Kosovës

“FSK dhe Policia e Kosovës të cilat janë më të mirët në rajon janë fuqia e shtetit të Kosovës, janë garanca më e mirë e sigurisë e stabilitetit dhe të qëndrueshmërisë të Republikës së Kosovës . Prandaj momenti i shumëpritur i zyrtarizmit të ushtrisë sonë është duke trokitur në derën e hapur. Partnerët tanë strategjik dhe NATO e përkrahin plotësisht këtë proces të ushtrisë së Kosovës, sepse do të jetë një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë . Shteti I Kosovës mburret me ju ”, tha Thaçi.

Pas fjalimit të presidentit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama , raportoi para presidentit të vendit , duke sinjalizuar për parakalimin e njësiteve elite të FSK-së dhe Policisë.

Image
Image

Në manifestimin e organizuar nga FSK-ja dhe Policia e Kosovës, që u mbajt për ndër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë marrë pjesë shumë mysafirë, ndër ta ishin, ish presidenti kroat Stipe Mesiq, ish kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish administratori i UNMIK-ut Bernard Kuchner, ish ambasadori i OSBE-së William Walker, ambasadorë dhe mysafirë nga shumë vende të botës. Në mesin e mysafirëve është edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përveç ish presidentit Fatmir Sejdiu,në këtë organizim nuk ishin të pranishëm deputet dhe përfaqësues nga opozita. /KosovaPress/

Presidenti, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Jemi bashkuar sot në këtë shesh për të shënuar 10 vjetorin e  krijimit të shtetit të Kosovës. Breza të tërë që flijuan gjithçka që ne të gjithë si qytetarë të këtij vendi ta bëjmë realitet shpalljen e Kosovës, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.

Thaçi pikërisht një vit më parë në këtë ceremoni kishte paralajmëruar për inciativën që do të ndërmerrte për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Jam i vendosur që Kosovën ta bëjmë me ushtri sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë Thaçi sot, gjë të cilën e kishte thënë edhe një vit më parë.

“Pas pak presim parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës. FSK është dhe do të mbete njëra prej vlerave me sublime të këtij vendi. FSK dhe Policia janë më të mirat në rajon, janë garancë e stabiliteti të vendit”.

Image

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, në kuadër të manifestimit për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Bota sot.

Në shesh kanë dalur shumë qytetarë për të përcjell parakalimin e tyre dhe delegacionet ndërkombëtare që kanë ardhur për nderime.

Image

***

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë, po parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Parakalimi po mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”, ku me mijëra qytetarë kanë dal për ta parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat