Deputetët e VV-së çohen në këmbë kur intonohet himni i Kosovës në Kuvend

Aktuale

Deputetët e VV-së çohen në këmbë kur intonohet himni i Kosovës në Kuvend

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:58
VV, Kuvend

Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm janë deputetë, ministra e miq të Kosovës nga rajoni e bota.

Në fillim të ceremonisë është lëshuar edhe himni i Kosovës, për nder të të cilit janë ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit së sallë. Madje edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë që deputetët e VV-së më herët nuk janë çuar në këmbë, në rastet kur himni i Kosovës është intonuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat