S’ka sot seancë për demarkacionin

Aktuale

S’ka sot seancë për demarkacionin

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:48
Kuvendi i Kosovës

Edhe pse sot flitej se do të mbahet seancën e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, tanimë dihet se ajo është shtyrë për ndonjë ditë tjetër.

I pari që njoftoi për shtyrjen e seancës ishte vet kryeministri Ramush Haradinaj.

E derisa sot flitej se do të ketë seancë, dilemë kishte edhe vet sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili i tha  KosovaPress-it se po flitet për një shtyrje të seancës por që ende zyrtarisht nuk ka marrë asgjë.

Sipas tij, në momentin që do të marrë ndonjë njoftim zyrtar, do të njoftohen mediat, ndërsa, deri atëherë mbetet njoftimi që në ora 18:00, të nis seanca.

Kurse, Valmir Klaiqi, këshilltari për media i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, tha se ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri Haradinaj, sot nuk do të ketë seancë të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat