Deputetja e Vetëvendosjes: Kosova do të bëhet shtet vetëm kur Veseli, e tjerët nuk janë në krye

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: Kosova do të bëhet shtet vetëm kur Veseli, e tjerët nuk janë në krye

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:37
Shqipe Pantina

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka “lëshuar” akuza kundrejt kryeparlamentarit të Kosovës, pas seancës për nder të 20 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pantina përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se sot është parë mungesa e profesionalizmit si pasojë e kapjes së shtetit dhe gafat e Veselit dëshmojnë sa poshtë ka rënë Kuvendi.

Sipas saj, Kosova do të bëhet shtet vetëm kur Veseli nuk është në krye.

Postimi i plotë:

Mungesa e profesionalizmit, si pasojë e kapjes së shtetit u pa sot edhe ne seancen solemne të Kuvendit. Dështimin e protokolit të Kuvendit e finalizoj me gafat e tij Kadri Veseli i cili dëshmoj sa poshtë ka ra Kuvendi duke e pas atë kryetar. Kosova do bëhet shtet vetëm kur Veseli&co nuk janë ne krye të institucioneve dhe japin llogari për dëmet që ja kanë bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat