Mesazhi i SHBA-së në 10 vjetorin e Pavarësisë që e solli në Kosovë Robert Karem

Aktuale

Mesazhi i SHBA-së në 10 vjetorin e Pavarësisë që e solli në Kosovë Robert Karem

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:26
Robert Karem, përfaqësuesi i SHBA-së dhe ndihmës sekretari i mbrojtjes

(E plotësuar) - Ndihmës-Sekretari i Mbrojtjes, Robert Karem, ka dhënë mesazhe mbështetëse për Kosovën në 10-vjetorin e pavarësisë.

Ai ka folur në pritjen që Presidenti Hashim Thaçi e organizoi për festën, derisa ka kërkuar që të luftohet krimi e korrupsioni.

“Dua të nënvizoj bashkëpunimin e ngushtë mes shteteve tona dhe ne do të jemi afër jush në luftimin e sfidave, forcimin e ekonomisë dhe gjithashtu për rritjen e kapaciteteve të forcave tuaja të armatosura të cilat do të kujdesen për sigurinë e qytetarëve tuaj. Por, i inkurajoj qytetarët e Kosovës dhe autoritetet që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të zbatojnë sundimin e ligjit e gjithashtu të përmbahen nga deklarata që mund të inkurajojnë dhunë”, tha Karem.

Karemi ka shtuar se Kosova gjithashtu duhet të luajë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me shtetet fqinje, duke përmendur çështjen e kufirit me Malin e Zi.

“Vendimet nënkuptojnë edhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, një anëtare e NATO-s. Nënkupton gjithashtu edhe arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sepse pos dialogut, nuk ka rrugë tjetër. E ardhmja e Kosovës është si një anëtare e integruar në vlerat euro atlantike”, tha ai

Kurse, Presidenti i Kosovës ka thënë se vendi nuk do të arrinte këtu pa përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, Kosova është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në pritjen solemne të Presidentit, kanë marrë pjesë shumë mysafirë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Karem: Duhet ta ratifikoni marrëveshjen për demarkacionin

Kosova gjatë këtyre viteve është konsoliduar si shtet dhe se ka arsye të jetë krenare, nëse kujtohet ajo se ku ishte Kosova para 10 apo 20 viteve.

Kështu pohoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në pritjen shtetërore, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Thaçi: Kemi arsye të jemi krenar

“Kur kujtojmë se ku ishim para 20 viteve se ku ishim para 10 viteve dhe shohim ku jemi tani, kemi arsye që të jemi krenar dhe të kënaqur. Të gjithë e mbajmë mend periudhën e  apartheidit dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë. Kjo sakrificë dhe vetëmohim yni u mbështet nga bashkësia ndërkombëtare, e cila na doli në krah dhe na ndihmoi. Që të jemi të lirë dhe për këtë do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë, që nga përfundimi i luftës, kemi punuar që të ndërtojmë paqen”, tha ai.

Thaçi po ashtu theksoi se vendi ynë për këto vite si shtet i pavarur, ka pasur rritjen me të madhe ekonomike në ballkanin perëndimor në dekadën e fundit dhe se është vend që i garanton të drejtat për gjithë komunitetet.

Thaçi: Jemi konsoliduar si shtet

“Jemi konsoliduar si shtet, si brenda, por dhe po e fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar në arenën botërore. Edhe  pjesa veriore e Kosovës, sot është duke u integruar, ka filluar të funksionoj rendi dhe ligji, jeta demokratike. Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me gjithë fqinjët, madje dhe me Serbinë, kemi arritur marrëveshjen e parë për normalizim në Bruksel, dhe tani po punojmë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve për një fqinjës të mirë dhe pajtim. Konfirmimi më i mirë për suksesin e reformave tona, është nënshkrimi i MSA me BE. Kjo tregon se kemi ecur me hapa të qëndrueshëm në reforma, ekonomike, politike e në drejtësi.  Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, e ka të qartë vizionin e saj, për të ardhmen që të bëhemi pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Ky vizion i yni nuk ka alternativë dhe ne do të arrijmë ta bëjmë realitet. Jemi të vetëdijshëm që kemi sfida p ara nesh por sfidat sot i kemi të njëjta si të gjitha shtete e tjera të rajonit. Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, fuqizimi i sundimit ligjit, këto janë sfidat e sotme por së bashku me miqtë tanë jam i sigurt se do të ia dalim në përballje me këto obligime. Do të ecim drejtë, sigurt realizimit të ëndrrës tjetër anëtarësimit në BE, NATO dhe  OKB”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehu respektin dhe falënderimin,  për brezat që kanë flijuar për të drejtën për të qenë të lirë.

Haradinaj: Vendimet e mëdha kërkojnë implementim

“Njëkohësisht është përgjegjësi e madhe për ne, të ndjejmë të gjitha ata që jetojmë me ta dhe bashkëjetojmë me ta. Pra shqiptarët i ndjejnë dhe kuptojmë të gjithë ata që bashkëjetojnë me ne në Kosovë. Komunitetet etnike dhe punojmë intenzivisht të thellojmë kohezionin e brendshëm. Diçka tjetër që e kemi parasysh dhe nuk harrojmë me kujto çdo herë. Po vendimet e drejta e të mëdha,  por kërkojnë implementim. Implementimi është suksesi i gjithë neve dhe do të jemi të kujdesshëm e të vendosur t’i implementojmë të arriturat tona, vendimet e marra dhe njëkohësisht të dimë me gjet zgjidhje, për të gjitha temat që na presin”, tha ai.

Robert Karem, përfaqësuesi i SHBA-së dhe ndihmës sekretari i mbrojtjes shprehu tha Kosova ka një aleat të fuqishëm si SHBA.

Ndërsa inkurajoi qytetarët dhe institucionet e vendit që të vazhdojnë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Karem: Ne ju përkrahim fuqishëm

“ Dëshiroj të theksoj partneritetin e fuqishëm mes vendeve tona....Të punojmë së bashku në ngritjen e ekonomisë suaj dhe institucioneve dhe aftësisës së FSK-së.  Kemi sfida,  SHBA do të jetë krahë për krah, në luftimin e sfidave që janë para nesh. Një e ardhme e lirë dhe prosperuese, varet nga zgjidhjet e vështira, që duhet të bëhen sot. Duhet të zgjidhni se do të ketë tensione apo do të ketë bashkëpunim mes njerëzve. Pra dëshiro të shkoni drejtë integrimeve euroatlantike. Inkurajojmë Qytetarët e Kosovës dhe autoritetet të vazhdojnë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të zbatojnë sundimin e ligjit dhe që të përmbahen nga  deklaratat, që mund të inkurajojnë dhunë. Kjo do të thotë gjithashtu  dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionin. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. E ardhmja e Kosovës është si një anëtar i in tegruar në rrjedhat euroatlantike”, tha ai.

Ai shtoi se e kemi një aleat të fortë si SHBA, dhe ky bashkëpunim të zgjerohet në mënyrë që të përkrahet Kosova drejtë integrimeve euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat