Hoti e quan mosrespekt deklaratën e Ramës për president të përbashkët

Aktuale

Hoti e quan mosrespekt deklaratën e Ramës për president të përbashkët

Nga: P.R Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:38
Avdullah Hoti

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë kundër idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një president të përbashkët të të dy shteteve.

Hoti ka thënë se kjo është mungesë respekti për aspiratat e shqiptarëve të Kosovës.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka thënë Hoti.

Në fjalimin që mbajti sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Edi Rama, tha se Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta.

“Por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë kryeministri Rama.

Ai ka thënë se ideja e tij mund të duhet jo reale për kohën e sotme, por ka thënë se ajo që ëndërrohet edhe mund të realizohet.

“Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar kryeministri shqiptar Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat