“Tronditet” Thaçi, familja e komandantit të njohur nuk e pranon dekoratën e tij

Aktuale

“Tronditet” Thaçi, familja e komandantit të njohur nuk e pranon dekoratën e tij

Nga: P.R Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:58
Hashim Thaçi dhe Ekrem Rexha, komandant “Drini”

Presidenti i Republikës së Kosovës, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kishte dekoruar shumë personalitete, e ku ndër ta ishin edhe disa miq të tij, të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion.

Disa nga të dekoruarit kanë refuzuar dekoratën e Thaçit.

E, sot edhe familja e komandantit të njohur, Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini”, ka refuzuar dekoratën e presidentit, shkruan “Bota sot”.

Ata kanë postuar dekoratën e dhënë nga ish presidenti shqiptar, Bujar Nishani.

“ …Kjo është e vetmja dekoratë e dhënë nga njerëzit e kombit që e pranojmë, respektojmë dhe
dashurojmë…”, thuhet në reagimin e familjes së Ekrem Rexhës, mbi publikimin e listës së presidentit për dekorimin e personaliteteve me medaljen e 10 vjetorit të pavarësisë, i postuar në faqën "Ekrem Rexha Komandant Drini" në facebook, shkruan “Bota sot”. Kujtojmë se  Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini,  u vra në rrethana misterioze me 8 maj të vitit 2000.

Image
Dekorata nga Presidenti Nishani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat