Flamuri i vetëm kombëtar në koncertin e Ritës

Aktuale

Flamuri i vetëm kombëtar në koncertin e Ritës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:08
Rita Ora në Prishtinë

Në koncertin e Rita Orës që mbrëmë u mbajt në sheshin “Skënderbeu” qytetarët nuk kishin në duar flamuj si zakonisht.

 Kësaj radhe u mjaftuan vetëm me dekorimet e Këshillit Organizativ të cilat kryesisht kanë pasur simbole shtetërore të Kosovës me ngjyrat verdhë e kaltër.

Por në mesin e turmës së madhe që ndoqi nga afër koncertin e yllit botëror e cila luajti edhe vallen e Rugovës dikush nuk kishte harruar ta marr edhe flamurin kombëtar.

Ky flamur ishte i vetmi dhe dallohej nga larg.

Ngjyrave kuq e zi të flamurit të vetmuar iu bashkua edhe dikush që doli në skenë.

Ishte Rita Ora ajo që performoi para adhuruesve me rroba kuq e zi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat