“Edi Rama është përçarës, synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës” - Bota Sot
“Edi Rama është përçarës, synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës”

Aktuale

E mërkurë, 20 qershor 2018

“Edi Rama është përçarës, synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës”

Nga: P.R Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:15
Edi Rama

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka propozuar një President të përbashkët të Kosovës dhe të Shqipërisë. 

Image
Milazim Krasniqi

“Edi Rama është aventurier. Është përçarës. Është i pabesë. Të tilla i ka të gjitha iniciativat e deritashme në drejtim të Kosovës. Të tillë e pati propozimin edhe sot në Prishtinë. (Sapo BE-ja e ka veçuar nga Serbia rrugën e Kosovës drejt integrimit, ky tipi synon ta mjegullojë e të mbulojë atë rrugë me dilema të tjera.Synon të frikësojë BE-në, me gjoja “qëllimet e fshehta” të Kosovës!!!) Pra, iniciativat e tij kanë vetëm një qëllim: të dobësojnë shtetin tonë e të inkurajojnë armiqtë e tij. Qaq. Prandaj askush nuk duhet ta marrë seriozisht, asnjë propozim të Ramës. As këtë të fundit, sepse edhe ky është hileqar”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test