Çun Lajçi i shkruan Haradinajt: Ramush thojshe s’ka mujt Sulltani e jo ma ky djali i Brojës...!? E tash?

Aktuale

Çun Lajçi i shkruan Haradinajt: Ramush thojshe s’ka mujt Sulltani e jo ma ky djali i Brojës...!? E tash?

Nga: P.R Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 20:59
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar një letër Ramush Haradinajt.

Ai ia ka përmendur kohën kur Haradinaj thoshte se Sulltani nuk ka mundur ta ndërrojë kufrin, e le më djali i Brojës, siç i referohej Thaçit.

“Ramush:
Thojshe s’ka mujt Sulltani e jo ma ky djali i Brojës...!?E festova 10 vjetorin e Pavarësisë me shqiptarët e Edmontonit dhe të Vankuverit, e thirra: 
“kokën lartë shqiptari im, se 500 vjet e presim këtë ditë...”
e lot gëzimi derdhem për 17 Shkurtin e bekuem, që Ju z. Hashim Thaçi ( edhe pse nuk iu takonte ) e shpallet tash e 10 vjet ma parë Kosovën shtet të Pamvarun.
Por, kur t’pashë prap tue firmosë letra për humbjen e Çakorrit e tue na hedhë hi syve, thashë:
-Hej, 
Ky e paska pas shpallë faqën e vet t’zezë, jo Lirinë e Kosovës.
Por 
Tash nuk di Ramushi a kishte me thanë ma:
-Vallahi s’ka mujt Sulltani e jo ma ky djali i Brojës me falë tokë...!?”, ka shkruar Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat