Albin Kurti: Pavarësi e cunguar!

Aktuale

Albin Kurti: Pavarësi e cunguar!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:27
Albin Kurti

Lëvizja e themeluar dhe aktualisht edhe e drejtuar prej tij ka qenë një ndër kritiket më të ashpra të qeverive të Kosovës në këtë dekadë të parë si shteti i pavarur.

Albin Kurti dhe Vetëvendosja që prej fillimit kanë qenë një faktor i rëndësishëm, fillimisht shoqëror e tashmë edhe politik.

Por, i kthyer pas në kohë, Kurti rithekson vërejtjet e hershme për deklaratën e pavarësisë.

“Nuk ishte vetëm hap përpara, por kishte edhe hap pas. Në dokumentin e Pavarësisë përmendet më shumë pako Ahtisari, që zvogëlon Pavarësinë. Nuk referohet ushtria, nuk referohen vuajtjet dhe lufta e bërë për të ardhur deri këtu. Është një deklaratë që sheh përpara, por harron disi se nga kemi ardhur deri këtu”, deklaroi ai në Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat