Lirohet nga spitali gjinekologu që u plagos javën e kaluar nga ish-dhëndri

Aktuale

Lirohet nga spitali gjinekologu që u plagos javën e kaluar nga ish-dhëndri

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:01
Premtim Gojani

Vetëm para pak ditësh u plagos me tre plumba, një në kokë dhe dy në brinjë, gjinekologu Premtim Gojani shpëtoi mrekullisht dhe u lirua në shtëpi.

Media, të hënën ka biseduar me familjarë të doktorit. Ata kanë pohuar se gjendja shëndetësore e tij po shkon drejtë përmirësimit.

Lekë Gojani, djali i gjinekologut Premtim Gojani që u plagos nga ish-dhëndri i tij, thotë se babai i tij po i vazhdon terapitë mjekësore në shtëpi.

“Babi është në shtëpi. Mund të ju them se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Para disa ditëve është liruar nga spitali. Flet, ec e ushqehet”, ka thënë Lekë Gojani

I pyetur rreth arsyes pse përse ish-dhëndëri ia ka plagosur babanë, ai thotë se nuk do të diskutojë për këtë punë, kjo ngase për këtë punë tashmë po merren organet e hetuesisë kosovare. Ndryshe, pas plagosjes së mjekut pranë shtëpisë së tij, i dyshuari ish-dhëndëri i tij, Faton Fetiu, me prejardhje nga Gjakova, me nënshtetësi amerikane, është vetë dorëzuar në polici.  Me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar 1 muaj paraburgim Faton Fetiut.

Kujtojmë se Fetiu kishte plagosur me tre plumba vëllain e ish-gruas së tij, gjinekologun Premtim Gojani. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, në prani të vajzës së viktimës.

64-vjeçari Fetiu prej vitesh është i ndarë nga motra e gjinekologut. Ata janë prindër të disa fëmijëve që, po ashtu, jetojnë në SHBA.

Premtim Gojani ka marrë plagë në kokë dhe brinjë, nga gjithsej tre plumba që i janë shkrepur. Sipas mjekëve gjendja e tij është duke u përmirësuar. Plumbat në kokë dhe në zonën e brinjëve i janë larguar atij nga trupi, përmes operacioneve. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore e pashpërthyer, të cilën e kishte më vete i dyshuari. 

Granata është larguar nga njësiti i specializuar për çminim i Policisë. Po ashtu, PK-ja ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar edhe armën e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat