Ekzekutivi nesër mblidhet për demarkacion, kjo është arsyeja!

Aktuale

Ekzekutivi nesër mblidhet për demarkacion, kjo është arsyeja!

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:37
Mbledhja e Qeverisë, foto arkiv

Qeveria e Kosovës nesër gjatë ditës do të mblidhet dy herë. Që të dyja këto mbledhje kanë të bëjnë me çështjen e Marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Burime bëjnë të ditur se mbledhja e parë do të jetë ajo ku do të bëhet tërheqja e Projektligjit për demarkacion. Ndërsa tjetra pak më vonë do të procedohet për në legjislativ Ligji i ri me aneks-marrëveshjen e nënshkruar nga të dy presidentët, Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviqit.

Media mëson se mbledhja e parë do të nis në orën 10:00, kurse ajo e dyta në orën 16:00.

Kësisoj, aneks-marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim rishikimin dhe korrigjimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve në drejtim të territorit në Çakorr dhe Kullë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat