Kouchner me kritika: Asnjë evropiani nuk iu dha fjala në seancën e 10 vjetorit të Pavarësisë

Aktuale

Kouchner me kritika: Asnjë evropiani nuk iu dha fjala në seancën e 10 vjetorit të Pavarësisë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:31
Bernard Kouchner

Ish-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, është kthyer në Prishtinë, për të marrë pjesë në festimet për 10-vjetorin e Pavarësisë.

Kouchner, ish-ministër i Jashtëm i Francës në kohën e presidencës së Nicolas Sarkozyt, ka thënë se Kosova ka përparuar ndër vite, ndonëse këtë sipas tij, vendorët e kanë zor ta vërejnë.

Diplomati francez, që ka udhëhequr Kosovën menjëherë pas luftës, ka folur edhe rreth seancës solemne të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, për 10-vjetorin e Pavarësisë, të dielën.

Kouchner, pjesëmarrës në këtë seancë, bashkë me shumë figura të njohura të huaja, ka pasur një vërejtje rreth organizimit.

Ai ka thënë se në këtë seancë, asnjë evropiani nuk ia dha fjala. 

Nga mysafirët, fjalë rasti, para deputetëve, ka mbajtur kongresisti amerikan, Eliot Engel, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat