Erdhi në pushtet duke e kundërshtuar Demarkacionin, sot kërkon vota për ratifikimin e tij në Kuvend

Aktuale

Erdhi në pushtet duke e kundërshtuar Demarkacionin, sot kërkon vota për ratifikimin e tij në Kuvend

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:36
Ramush Haradinaj dhe Murat Meha

Firmosja e aneksit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, i ka hapur rrugë kryeministrit Ramush Haradinaj, që të kërkojë votat për ratifikimin e saj në Kuvend.

Ish kundërshtari më i rreptë i ujdisë kufitare, tani po thotë se u mbyllën të gjitha dyshimet në dëmet e mundshme të saj.

“Fakti që ne kemi sot një dakordim mes dy presidentëve të vendit për rishikim dhe korrektim në drejtim të Çakorrit dhe të Kullës lejon pra që gjitha defektet d.m.th të gjitha të korrektohen”, ka thënë Haradinaj.

 “Është një moment që duhet të jemi të gjithë bashkë”.

E për arritjen e këtij momenti, po del se ka kontribuuar edhe ky vet si shef i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat