Milaim Zeka zbulon prapaskenat: Në 10 vjetor bash horë jemi ba, le** u ba puna

Aktuale

Milaim Zeka zbulon prapaskenat: Në 10 vjetor bash horë jemi ba, le** u ba puna

Nga: P.R Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:08
Seanca e Kuvendit

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Seanca e Kuvendit ngjante me nje hallakame ne ndonje stacion treni. Personalitete boterore kishin hyre brenda, nderkohe qe ne salle ishin vetem pese deputet. Deputeti shqiptar nga Suedia, Adnan Dibrani, ndihej teper i deshperuar: -Askush nuk u kujdes per mysafir. As t i dergonte ne ndonje vend turistik, ose ne Prekaz. Edhe kongresistet amerikan shiheshin te zhgënjyer”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Seanca e Kuvendit ngjante me nje hallakame ne ndonje stacion treni. Personalitete boterore kishin hyre brenda, nderkohe qe ne salle ishin vetem pese deputet. Deputeti shqiptar nga Suedia, Adnan Dibrani, ndihej teper i deshperuar: -Askush nuk u kujdes per mysafir. As t i dergonte ne ndonje vend turistik, ose ne Prekaz.
Edhe kongresistet amerikan shiheshin te zhgenjyer.

Filloi seanca. Kryetari Kadri Veseli, edhe po te ishte 30 vjet me pervoje spikeri lajmesh ne CNN, nuk do te arrinte qe ta drejtonte kete seance, pa asnje parapergaditje, pa asnje leter perpara. Ku ka me keq se sa Edi Ramen ta quaje "kryeminister te Kosoves"! Per kete as nuk kerkoi falje. Pastaj per ta bere krejte m. iu dha fjala Edi Rames, i cili ka kontribut zero per pavaresine e Kosoves, ne krahasim me ish presidentin Mejdani, apo te madhin Bernard Koshner, i cili tha ne Prekaz: "Po te ekzistonte çmimi Nobel per liri, ai do i takonte familjes Jashari"!

U pershendeten gjithe ata njerez, po qellimisht u harrua Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit diten kur u shpall pavaresia me 17 shkurt 2008.

Rama nuk kishte pse te fliste as para kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, po te gjithe e pane se lesh u ba puna...

Imagjino cfare klase politike analfabete kemi?! Ate dite donin te na benin hore para botes, duke tentu per te na sjellur demarkacionin. Hore u ba edhe Albin Kurti, i cili u fut ne Kuvend si qura ne mjegull, me vonese 15 minutshe, vetem per te mos u ngrite ne kembe kur do intonohej himni i shtetit te Kosoves. Respekt per ata deputet te VV qe u ngriten ne kembe, dhe nuk u bane me ment e ahmakut.

Po kush na zbardhi ftyren e nxire me 17 shkurt:

1. 300 mije qytetaret e dalur ne shesh, dhe gjithe shqiptaret qe festuan neper trojet shqipetare dhe kudo neper bote.

2.Rita Ora

3. Filharmonia e Kosoves

4. Policia e Kosoves

Flm juve, turp per ata qe i dogjen 600 mi euro per te na bere hore!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat