Vajza e Hamëz Jasharit e kujton babain me rastin e datëlindjes

Aktuale

Vajza e Hamëz Jasharit e kujton babain me rastin e datëlindjes

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:52
Hamëz Jashari

Për familjen Jashari, sot ishte ditë e shënuar kalendarike. Besarta e Bekim Jashari po festojnë ditëlindjen e babait të tyre, heroit Hamëz Jashari. Të mbledhur me anëtarët e familjeve, Besarta e Bekimi e kanë kujtuar kohën kur babai i tyre u flijua për lirinë e Kosovës.

Më poshtë gjeni fjalët që ka shkruar Besarta për babanë e saj:

Thuhet që heronjët kan vetëm ditëlindje. I tillë është edhe babai im hero – Hamëz Jashari, sot emri i tij feston ditëlindjen.

Unë dhe vëllau im Bekimi, duke qenë fëmijë të heroit kemi përgjegjesinë që emrin e babait ta ruajmë dhe ta kujtojmë – kjo përgjegjësi po na nderon.
Babë,

Sot po festojmë ditëlindjën tënde, por më ndryshe nga ato ditëlindjet që kujton… emri yt është përtri në djalin e Bekimit, ndërsa nofka jote në djalin tim… kjo qenka ditëlindja e heroit.

Babë, falëmnderit që u flijove për të ardhmën tonë, falëmnderit për çdo sekond që më qëndrove afër, falëmnderit që kam një vëlla si Bekimin, falëmnderit që të kemi shembull – urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,

Besarta

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat