Jasharaj paralajmëron përshkallëzim të grevës nëse nuk reflekton Qeveria

Aktuale

Jasharaj paralajmëron përshkallëzim të grevës nëse nuk reflekton Qeveria

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 08:56
Kryeari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Në të gjitha shkollat e Kosovës ka nisur greva dy orëshe e paralajmëruar nga SBASHK-u.

Mësimdhënësit e Kosovës po kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës me 5 qershor 2017, veçanërisht po kërkojnë që në Kuvend të procedohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 1990-1999.

Kryeari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka vizituar Shkollën e Mesme Bujqësore  "Avdyl Frashëri" në Prishtinë  ku tha se kanë ndërmarr vendimin e dytë sindikal derisa ka përgëzuar grevistët për unitetit duke thënë se ky unitet ka dhënë frytet e para të saj ngase kryeministri ka reflektuar dhe sot do të ketë një takim mes sindikalistëve dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Jasharaj tha se do të insistojnë edhe për ligjin i pagave sepse ligji i propozuar nga Qeveria kishte synim të nënçmonte duke i vendosur në fund ta tabelës së koeficientit.

Sipas kreut të SBASHK-ut nëse Qeveria nuk reflekton ka mundësi që kongresi i kësaj sindikate të marrë vendim për grevë të pacaktuar dhe protesta në rrugë.

Një takim mes Jasharajt dhe kryeministrit Ramush Haradinaj është paralajmëruar për në orën 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat