“Është i pamundur korrigjimi i Demarkacionit, pa u dëmtuar Kosova”

Aktuale

“Është i pamundur korrigjimi i Demarkacionit, pa u dëmtuar Kosova”

Nga: A.S Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:35
Fadil Lepaja

Publicisti Fadil Lepaja thotë se është i pamundur korrigjimi i Demarkacionit, pa e dëmtuar Kosovën, pasi sipas tij marrëveshja e vitit 2015 ishte gabim dhe në dëm të vendit.

“Unë mendoj se Haradinaj, po përpiqet që të bëjë diçka për vizat, pa e mbyllë çdo derë për rishikimin e demarkacionit në ndonjë të ardhme të afërt. Jo vetë Haradinaj, por aktualisht, mendoj shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë kuptuar se komisioni paraprak dhe Thaçi, me ose pa vetëdije e kanë dëmtuar interesin e vendit duke dhënë territor dhe duke lidhur një marrëveshje të dëmshme, e cila tash për shkak të pasojave ligjore që i ka prodhuar është e pamundur të korrigjohet pa e dëmtuar Kosovën, dhe qytetarët e saj, sidomos duke u bërë kusht për liberalizimin”, thotë Lepaja për “Bota sot”.

Ai thotë se kryeministri Haradinaj po përpiqet të pajtojë konfliktin e "tërheqjes së dyfishtë" tek qytetarët, të cilët për fajin e Thaçi dhe komisionit paraprak, janë të detyruar të zgjedhin në mes të territorit dhe vizave.

Ndryshe, presidenti Thaçi dhe ai i Malit të Zi, janë pajtuar që marrëveshjes për demarkacionit, t’i shtohet një aneks që parasheh formimin e një komisioni të përbashkët për shënjimin e kufirit dhe të korrigjimit në Çakorr dhe në Kullë të Zhlebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat