Balli Kombëtar iu bën thirrje të fuqishme deputetëve: Mos votoni ricoptimin e tokave shqiptare

Aktuale

Balli Kombëtar iu bën thirrje të fuqishme deputetëve: Mos votoni ricoptimin e tokave shqiptare

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:28
Aktivistë të Ballit Kombëtar Demokrat

Organizata Balli Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës, përmes një komunikate për media, iu bën thirrje të fuqishme deputetëve që të mos votojnë demarkacionin, pasi sipas kësaj partie, votimi i demarkacionit nënkupton një tradhti për të gjithë kombin.

Kjo parti djathtiste, thotë se votimi i demarkacionit, nënkupton ricoptimin  e tokave shqiptare.

Komunikata e plotë e Ballit Kombëtar Demokrat:

THIRRJE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS:

Të nderuar deputet të Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe të opozitës, sot ndodhemi para aktit final, të pranojmë ricoptimin e tokave shqiptare, përkatësisht, tokave të Kosovës, apo të orientohemi kombëtarisht dhe të mbrojmë territorin e shtetit tonë - Kosovës, i cili sot është i kërcënuar nga ekspansionizmi sllav dhe nga qarqet tjera shoviniste anti-shqiptare të përkrahura edhe nga disa politikanë shqipfolës, të cilëve fare nuk po iu intereson territori i Kosovës, vetëm për t'i kënaqur apetitet e veta karrieriste dhe pushtetmbajtëse. Kjo lodër tragjiko-komike me territoret tona nuk guxon të vazhdojë më tutje. Shqiptarët, sot duhet të kuptojnë së cilat janë interesat e tyre sublime, të falim tokë në emër të gjoja të një "liberalizimi" , apo të një lëvizjeje të lirë,  që është vetëm një manipulim me popullin shqiptar, apo të mbrojmë meritorët tona, edhe ashtu të pambrojtura. Prandaj, ju deputet të Kuvendit të Kosovës, si të pozitës, ashtu edhe ju të opozitës, thirrni zërit të arsyes, thirrni zërit të atdheut, thirrni zërit të Kombit dhe veproni sipas ndërgjegjes suaj të pastër. Mos bini prej e manipulimeve të dallkaukëve dhe të matrapazëve. Mos bini pre e presioneve të burokratëve të Brukselit. Historia e juaj shkruhet sot, por, ajo do lexohet nesër. Mos u leni pasardhësve tuaj njollën e tradhtisë. IU THËRRET ZËRI I ARËSYES!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat