Delawie ka një kërkesë për deputetët pas miratimit të Demarkacionit në Qeveri

Aktuale

Delawie ka një kërkesë për deputetët pas miratimit të Demarkacionit në Qeveri

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas miratimit të ndryshimit dhe plotësimit të projektligjit për demarkacionin.

‏ Delawie për mes një postimi në Twitter ka shkruar se shpreson që të gjithë deputetet do të votojnë demarkacionin.

 “Kalimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve është thelbësore për të siguruar aftësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë - unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”, ka shkruar Delawie në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat