Haradinaj: Banorët e Hades do të paguajnë shpenzimet për rrënimin e shtëpive të tyre

Aktuale

Haradinaj: Banorët e Hades do të paguajnë shpenzimet për rrënimin e shtëpive të tyre

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:48
Pamje nga mbledhja

Kryeministri Ramush Haradinaj reagoi lidhur me disa shtëpi në fshatin Hade të Obiliqit. Ai tha se po ndërtohen tash shtëpi të reja dhe tha se ato duhet të rrëzohen.

“Duhet të rrëzohen këto shtëpi sepse e dinë që nuk mund të ndërtojnë në zonat e parapara për hapje të minierës”, tha shefi i Qeverisë në mbledhjen e kabinetit të tij.

Haradinaj tregoi edhe fotografi dhe tha se i kanë edhe në pamje në CD.

“Mos të ndërtohen sepse nuk do të kompensohen. Po ashtu, ata do t’i paguajnë edhe shpenzimet për rrënimin e shtëpive të tyre”, tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat