Hoti: LDK-ja e voton Demarkacionin

Aktuale

Hoti: LDK-ja e voton Demarkacionin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:01
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila pritet të jetë në Kuvend këtë të enjte.

Kështu ka bërë të ditur Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ai për Info Magazine, ka thënë se edhe ata deputetë që kanë qenë kundër duket se tash do të votojnë pro, pasi Demarkacioni është njëri nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.

Lidhja Demokratike e Kosovës qëndrimin e tyre lidhur me votimin e Demarkacionit e ka bërë të ditur edhe të dielën pas një takimin e rregullt të Grupi Parlamentar të kësaj partie.

“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhej në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat