Ministrja Hoxha: BE-ja të ketë jo vetëm prezencë financiare por edhe politike në Ballkan!

Aktuale

Ministrja Hoxha: BE-ja të ketë jo vetëm prezencë financiare por edhe politike në Ballkan!

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:37
Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se kemi vërtetë shumë miq në BE, të cilët na përkrahin si dhe që duan që ne të përparojmë me reforma, vuri në dukje në intervistën me Janusz Bugajski,  në emisionin "New Bugajski Hour".

Ministrja Hoxha vëren se edhe brenda BE-së, duhet të ketë më shumë unitet, për tërë rajonin, Ballkanin perëndimor, posaçërisht për Kosovën. Gjeopolitika është e tillë që fuqitë e mëdha, theksoi ajo, do të kërkojnë të kenë ndikim në rajone të caktuara, dihet se ky rajon është i orientuar drejt integrimeve euro-atlantike. Kemi tashmë, theksoi ministrja, disa shtete anëtare të NATO-s, duke cekur Shqipërinë, Malin e Zi, së shpejti edhe vendet tjera.

BE-ja duhet të plotësojë këtë vakum, theksoi Ministrja Hoxha, të jetë shumë e fokusuar, si dhe shumë serioze me Ballkanin perëndimor, të mos ketë vetëm prezencë financiare, por me përkrahje programore e projekte, duhet të zhvillohemi, të ndihmohemi të reformohemi por të ketë prani politike me më shumë vizita të zyrtarëve të BE-së në rajon, në 6 kryeqytetet e Ballkanit perëndimor, të jepet sinjal i qartë se “ne jemi këtu”, theksoi Ministrja, duke theksuar se të tjerët do të largoheshin nga ky rajon”, theksoi Ministrja Hoxha duke e quajtur Strategjinë e zgjerimit si momentum të ri.

Ministrja theksoi se edhe BE-ja duhet ta ketë vërejtur që duhet të jetë më e pranishme në rajon, këtu, sipas saj, është theksi i Strategjisë, që pret se Strategjia të zbatohet, të mos mbetet vetëm në letër, të shihet realizimi i perspektivës evropiane për rajonin.

Ministrja Hoxha e sheh MSA-në si hapin themeltar në mes të Kosovës dhe BE-së, dy vjet jetë të saj, kanël dhënë shumë efekte, theksoi Ministrja. Sundimi i ligjit, bujqësia, arsimi, shëndetësia, administrata publike dhe shumë aspekte tjera, janë kapituj të saj që bëhen për qytetarët, mirëqenien e tyre.

“Tani, na mbetet neve të vendosim se sa shpejt do të ecim, ka një kornizë 10 vjeçare të implementimit por kjo nuk i pengon vendet që të ecin më tutje në caqet tjera”, theksoi Ministrja Hoxha, duke bërë më tej krahasime në mes të vendeve të Ballkanit që kanë shënuar rezultate të ndryshme dhe nivel të ndryshëm në procesin integrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat