Sot mbledhja e kryesisë, pritet procedimi i demarkacionit

Aktuale

Sot mbledhja e kryesisë, pritet procedimi i demarkacionit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 06:28
Mbledhja e Kryesise se Kuvendit te Republikes se Kosoves

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën do të vendoset për procedim të demarkacionit do të mbahet sot.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për sot në ora 16:00, ku pritet të caktohet koha e mbajtjes së seancës ku do të votohet demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ftesa e Veselit për të proceduar me projektligjin për demarkacion ka ardhur menjëherë pas procedimit të projektligjit nga qeveria në Kuvend.

Ai ka ftuar deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave.

“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të mërkurën në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat