“Nënshkrimet e Thaçit të rrezikshme”, si mendon Vetëvendosje të veprojë për Demarkacionin?

Aktuale

“Nënshkrimet e Thaçit të rrezikshme”, si mendon Vetëvendosje të veprojë për Demarkacionin?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 21 shkurt 2018 Në ora: 07:01
Arkiv

Vjena njihet si njeri nga qytetet më të mira në botë, mirëpo kryeqyteti austriak do të mbetet gjithmonë në histori si kryeqyteti që i solli më së shumti problem Kosovës. Gjithçka filloi kur me 26 gusht 2015 u nënshkrua marrëveshja për procesion  e demarkimit në mes Kosovës dhe Malit te Zi, e cila u përcoll me një varg protestash, gazlotsjellës,  nënshkrime, peticione duke humbur kështu kohë dhe duke shembur rrugën e Kosovës drejt proceseve integruese.

Pas, tri vitesh të humbura, tek tash pas vizitës së kryeministrit malazez, u deshtë të pritej dy dite që kjo  marrëveshje të nënshkruhet dhe edhe një herë dhe firmën  nga pala e Kosovës e hodhi përsëri personi i njëjtë, Hashim Thaçi, në kohen kur nënshkrimi i dytë i tij u hodh 905 ditë pas të parit.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konfirmoi se do ta votojë Demarkacionin në kuvend, mirëpo menjëherë pas votimit kërkoi dorëheqjen e qeverisë Haradinaj, ndërsa Vetëvendosja ende nuk ka shprehur qëndrimin e saj rreth kësaj çështje, duke e ditur se ishte Vetëvendosje ajo e cila gjatë qeverisjes Mustafa, kishin kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje, duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës disa herë dhe duke organizuar protesta të dhunshme në Prishtinë.

“Bota sot” ka kontaktuar zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje për të mësuar se cilat do të jenë veprimet dhe masat që do të ndërmarrin ata për të kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Maskim i marrëveshjes”

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Vetëvendosje është duke mbledhur nënshkrimet për komision hetimor parlamentar, duke shtuar se VV do të votojë kundër kësaj marrëveshje.

Image
Tinka Kurti

“Natyrisht se Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër kësaj marrëveshjes për demarkacion. Versioni i ri për demarkacionin me Malin e Zi është maskim i marrëveshjes së mëhershme të nënshkruar në Vjenë. Ne mbështesim raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi. Besojmë që edhe deputetë që nuk janë të LVV-së do të votojnë kundër”.

“Grupi ynë parlamentar gjithashtu është duke mbledhë nënshkrimet për komision hetimor parlamentar ku do të shqyrtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi. I tërë ky proces është përcjellë nga mungesa e plotë e transparencës, paqartësitë dhe shkeljet e rënda në dëm të territorit. Andaj, krejt çka meriton ky proces si përgjigje është kundërshtimi”, ka përfunduar Kurti.

“Nënshkrimet e Thaçit të rrezikshme”

Ndërsa , deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Mali i Zi nuk ka kurrfarë obligimi jurdik për aneksin e marrëveshjes së nënshkruar nga Thaçi dhe Vujanoviq.

Image
Drita Millaku

“Vetëvendosja nuk do ta votojë demarkacionin. Për sa i përket kauzës së Haradinajt  ajo qëndron por nuk qëndron Ramush Haradinaj pas kauzës. Kjo nuk na befason pasi Ramushi ka shumë raste të huqjes. Nënshkrimet që i bënë Hashim Thaçi janë mashtruese po ashtu edhe kjo aneks marrëveshje është mashtrim”, ka thënë Millaku.

Sipas saj, Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen pa asnjë aneks, dhe se komisioni i përbashkët nuk do të jetë asnjëherë funksional.

“Derisa Mali i Zi ka ratifikuar demarkacionin pa aneks ndërsa këta kërkojnë miratimin e demarkacionit me aneks pra është e njëjta. Mali i zi nuk ka kurrfarë obligimi juridik për aneksin. Dhe kjo aneks marrëveshje është mashtrim që po i bëhet qytetarëve . Dhe jam shumë e bindur se komisioni i përbashkët që po mendohet të bëhet përgjegjëse eventuale të gabimeve nuk do te jetë funksionale dhe nuk do të mbledhet asnjëherë. Pra ky është mashtrim dhe nënshkrimet e Thaçit janë shumë të rrezikshme””, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku.

Marrëveshja për demarkacion nuk ka nënshkruar

Image
Imer Mushkolaj

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj ka thënë për “Bota sot” se marrëveshja e demarkacionit nuk ka ndryshuar.

“Deklarata e përbashkëta e dy presidentëve është një strategji dalëse nga situata bllokuese. Marrëveshja nuk ka ndryshuar, vetëm janë humbur tre vjet kot, për përfitime politike e në dëm të qytetarëve”, ka përfunduar Mushkolaj për gazetën “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat