“Hashim Thaçi për të shpëtuar vetveten nga dosjet ndërkombëtare, po e shet Kosovën”

Aktuale

“Hashim Thaçi për të shpëtuar vetveten nga dosjet ndërkombëtare, po e shet Kosovën”

Nga: H.O. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 08:19
Presidenti Hashim Thaçi

Ish anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, dhe ish ushtar i UÇK-së, Naim Miftari ka thënë se derisa Presidenti Hashim Thaçi është i zënë me dosje ndërkombëtare dhe për krim të organizuar, ai po mundohet me çdo kusht ta shpëtoj vetvetën. Sipas Miftarit, Presidentit Thaçi nuk i bëhet vonë edhe nëse kjo i kushtonme falje territoresh të Kosovës.

“Hashim Thaçi është i zënë ngushtë me dosje ndërkombëtare të krimeve dhe krimit të të organizuar dhe po ashtu është i zënë ngushtë me dosje të UDB-së, sidomos rreth heroizmave të vëllut të vet dhe për të mbijetuar vet politikisht është në gjendje edhe fshatin e tij Brojë të ja kthej ‘qizmen e Ilijes’ ish komandantit serb të policisë në Skenderaj. Maqedonisë i dhuroj tokë apo i shiti, poashtu Cerna Gorës i shiti apo i fali mijëra hektarë në raport me Serbi ky është në gjendje të ja falë 30-40% të territorit tonë vetëm të shpëtoj vetveten”, thekson Miftari.

Ai thotë më tutje se Presidentit Thaçi duhet të ju ndalohen takimet në Bruksel me krerët e shtetit serbë, pasi në prill do të dalin me propozimin për ndarjen e Kosovës.

“Qeveria,parlamenti duhet të pamundësojnë Presidentit takimet me Vuçiq dhe Daçiq, pasi në mes të prillit, Vuçiq dhe Serbia do dalin me propozim për ndarjen e Kosovës ose autonomi të gjerë për Kosovën, por në kuadër të Serbisë, është vetvrasje nëse i lihet fati i Kosovës Presidentit. Mos ju besoni përrallave të tyre, jo asnjë centimetër tokë askujt, jo e çlirojmë deri në Nish, këto janë vetëm iluzione për masën me mbulu dështimin dhe tradhtitë e tyre”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat