Arifi: Synojmë marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Aktuale

Arifi: Synojmë marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 08:21
Avni Arifi

Shefi i ekipit teknik të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar dje para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, me ç’rast ka thënë se në takimin e radhës me palën serbe do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani

Sipas tij, po synohet përmbyllja e dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

“Ne shkuam herën e fundit në takim, por ndodhi incidenti, vrasja e Ivanoviqit dhe takimi nuk u mbajt. E rëndësishme është t’ju informoj se më 26 shkurt 2018 është takimi i radhës. Në këtë takim do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të realizuara. Synojmë përmbylljen e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, ka thënë ai.

Arifi ka thënë se në Bruksel nuk do të bisedohet për marrëveshje të reja, por vetëm për ato ekzistuese.

Njëra ndër temat për diskutim me Serbinë është edhe Asociacioni i Komunave Serbe.
Sipas Arifit, për Asociacion do të bëhet një draft i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat